LAJMI I FUNDIT:

Ishulli i vogël tropikal që fiton miliona dollarë për shkak të domenit interesant të internetit

Ishulli i vogël tropikal që fiton miliona dollarë për shkak të domenit interesant të internetit

Ishulli Anguilla këtë vit pritet të fitojë dhjetëra miliona dollar nga domeni i internetit që përfundon me AI.

Anguilla ndodhet në Antilet e Vogla, ka rreth 13.500 banorë dhe një domen shumë popullor, që përfundon me AI, pra shkurtesa për inteligjencën artificiale, transmeton Telegrafi.

Ky domen është në përdorim nga vitet e 90-ta, megjithatë shpejt u bë “mall i kërkuar”, në veçanti në fund të vitit të kaluar kur interesimi për inteligjencën artificiale u rrit pas lansimit të Chat GTP


Për këtë, shumë gjigant teknologjik nga kompanitë e fushës së teknologjisë informative (përfshirë Google dhe Microsoft” po regjistrojnë domenët AI me qëllim që në fund faqet e tyre të tërheqin sa më shumë vizitorë lidhur me inteligjencën artificiale.

Vitin e kaluar, numri i të regjistruarve në deomenin e Anguilla u dyfishua në 287.432, kurse këtë vit do të rritet akoma kjo shifër, ku sipas vlerësimeve të regjistrit të domenëve nacional në internet, mund të sjellë të hyra nga 25 deri në 30 milionë dollarë.

Sa e madhe është kjo shumë për Anguilla e tregojnë të dhënat që GDP-ja e tërë ishullit gjatë vitit 2021 ishte 300 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Të katër modelet e iPhone 16 thuhet se do të kenë çipa A18

Të katër modelet e iPhone 16 thuhet se do të kenë çipa A18

Teknologji
Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale "po përpiqen të krijojnë Zotin"

Teknologji
Shkencëtarët japonezë bëjnë robotin që qesh me lëkurë 'të gjallë'

Shkencëtarët japonezë bëjnë robotin që qesh me lëkurë 'të gjallë'

Teknologji
iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë

iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë "bashkë me të"

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Teknologji
Kalo në kategori