Ka më shumë se dy muaj që tregu i Kosovës ka nisur të pakësohet nga produktet e Serbisë. Vaji, gruri, pijet freskuese e të tjera janë zëvendësuar me produkte të shteteve të tjera.
Qeveria e Kosovës i ka ndaluar pothuajse të gjitha importet nga Serbia qysh më 15 qershor, kur forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës.
Ndërkohë që policët janë liruar për t’u mbrojtur në liri, masa e ndalesës së prodhimeve ka vazhduar.
Në Doganën e Kosovës konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se hyrja e prodhimeve serbe ka rënë dukshëm.
Në qershor dhe korrik të këtij viti, vlera e importeve serbe ka qenë afër 20 milionë euro, apo mbi 50 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Zyrtarë të Doganës sqarojnë se importet që kanë vazhduar, përfshijnë produkte të lëndës së parë dhe gjysmë-produkte që nevojiten për prodhimin final.
Në disa dyqane ushqimore vërehet mungesa ose sasi të vogla të produkteve serbe.
Tregtarët thonë se ato që mbeten, janë importuar para datës 15 qershor.
Rritje importesh nga vendet tjera
Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) thonë se bizneset i kanë zëvendësuar tashmë shumicën e produkteve nga Serbia me produkte nga vendet e tjera.
“Disa kompani të huaja, që i kanë prodhuar produktet e tyre në Serbi, i kanë riorientuar bizneset tona te fabrikat që i kanë në rajon, për t’u furnizuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut është bërë destinacion kryesor i bizneseve të Kosovës, sepse afërsia territoriale nuk e rrit transportin e mallrave, e rrjedhimisht as çmimin e tyre.
“Qytetarëve u janë ofruar produkte me kualitet të njëjtë dhe nuk ka ngritje të çmimeve, edhe pse [produktet] janë importuar nga një shtet tjetër”, thotë Rafuna.
Në muajin korrik, vlera e mallrave që kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, ka kaluar 30 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëhet fjalë për afër 8 milionë euro më shumë.
Rritje importesh është shënuar edhe nga vendet e tjera, si për shembull Gjermania: mbi 53 milionë euro korrikun e vitit të kaluar, afër 70 milionë euro korrikun e këtij viti.
Shtrenjtë…
Disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Prishtinë, ankohen se çmimet janë të larta, “me apo pa produkte të Serbisë”.
“Sidomos produktet ushqimore”, thotë Idriz Sahiti. “Ka disa produkte të Serbisë ende në treg, por janë pak. Më mirë është kështu”, thotë ai.
“Duke e parë standardin tonë jetësor, çmimet janë të shtrenjta”, thotë Vehbi Asllani.
Në Kosovë, paga mesatare bruto është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.
Vitin e kaluar vendi e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind, por, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, trendi, këtë vit, është në rënie.
Në Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës thonë se, pas ndalimit të mallrave serbe, janë përqendruar te monitorimi i çmimeve të produkteve bazë, por nuk tregojnë nëse kanë hasur në ndonjë parregullsi eventuale.
“Autoriteti i Konkurrencës do ta monitorojë/inspektojë situatën në tregun e produkteve bazë – miellit/grurit, vajit, sheqerit, qumështit – brenda kompetencave ligjore. Nëse gjen ndonjë parregullsi, do të reagojë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në një deklaratë me shkrim të këtij institucioni, dërguar Radios Evropa e Lirë.
Në rast të parregullsive të tilla, Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës parasheh gjoba nga 1.000 deri në 4.000 euro.
Në disa deklarime të mëhershme përfaqësues të disa kompanive prodhuese në Kosovë janë zotuar se nuk do t’i rrisin çmimet, pas ndalimit të importeve nga Serbia.
“Çmimet e produkteve nuk rriten vetëm me një lëvizje. Fabrika ‘Liri’ ngrit çmimet vetëm në rastet kur ka lëvizje të kostove. Ne nuk kemi lëndë të parë që e marrim nga Serbia”, ka thënë menaxheri i kësaj kompanie, Arben Tërshnjaku, më 17 qershor.
Radio Evropa e Lirë pyeti në Qeverinë e Kosovës nëse ka plane për heqjen e ndalesës ndaj produkteve të Serbisë, por zyrtarë të saj nuk deshën të komentonin.
Në një deklaratë dhënë REL-it në gusht, ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Qeveria, në periudhën e ardhshme, do të duhej ta anulonte vendimin për ndalimin e importit të mallrave serbe, por se pret që edhe Bashkimi Evropian t’i anulojë masat e tij ndëshkuese ndaj Kosovës.
Rashiq nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të mund të merren këto vendime.
BE-ja, në fund të qershorit, ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës – të cilat përfshijnë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë – për shkak se, siç është thënë, Kosova nuk i ka bërë hapat e duhur për t’i qetësuar tensionet e rritura në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.
Aleancat e bizneseve, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, kanë tërhequr vërejtjen se situata e paqëndrueshme politike ndikon negativisht në ekonomitë e të dyja vendeve.
Deri para ndalesës, Serbia ka qenë ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të veta në Kosovë.
Nga viti 2018 deri në prill të këtij viti, Serbia ka eksportuar produkte në Kosovë në vlerë prej mbi 1.3 miliard eurosh. Gjatë së njëjtës periudhë, prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë kanë arritur vlerën e 215 milionë eurove, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra nga vendet e ndryshme të botës në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton vlerën e më pak se 1 miliard eurove. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje