LAJMI I FUNDIT:

Djegia e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, Policia identifikon të mitur të dyshuar

Djegia e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, Policia identifikon të mitur të dyshuar

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të moshës së mitur, të dyshuar për djegien e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për pasoja në njerëz, transmeton Telegrafi.


“Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 30.08.2023, në ora 18:30 është njoftuar se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz. Për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda pranë kësaj drejtorie. Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës”, njofton Policia.

Tutje, Policia thotë se pas dëgjimit të tyre në prezencën e akterëve të nevojshëm në konsultim me prokurorin e çështjes të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, para disa ditësh muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Lajme
Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Kalo në kategori