LAJMI I FUNDIT:

Rama: Rruga e Dukagjinit në Shkodër do të ndihmojë në zhvillimin turistik

Rama: Rruga e Dukagjinit në Shkodër do të ndihmojë në zhvillimin turistik

Banorët e Dukagjinit në rajonin e Shkodrës do të kenë së shpejti një rrugë të rehabilituar, e cila do të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në segmentin Prekal-Kir, i cili do t’i japë një zhvillim të ri zonës.


Rama tha se “punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financohen nga qeveria shqiptare për bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agro-turistik për një zonë mahnitëse”.

Kryetari i bashkisë bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pa dje nga afër ecurinë e punimeve, ku theksoi se “kjo është faza e parë e këtij investimi, rruga ka gjatësi 17 km, 5 m gjerësi, kanalizime, ura, sistemime dhe mure mbrojtëse. Faza tjetër do jetë më vonë”.

Banorët e zonës që jo vetëm e mirëpresin fillimin e këtij investimi të shumëpritur, por edhe po bashkëpunojnë maksimalisht për mbarëvajtjen e punimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori