LAJMI I FUNDIT:

Lirim Kastrati vazhdon me formë të mirë, shënon tjetër gol në Hungari

Lirim Kastrati vazhdon me formë të mirë, shënon tjetër gol në Hungari

Lirim Kastrati ka gjetur sërish golin në elitën e futbollit hungarez.

Sulmuesi kosovar nuk e ka nisur si titullar ndeshjen që skuadra e tij Mol Fehervar e zhvilloi në shtëpi përballë Mezokovesd-Zsory të fituar 2-0.


Megjithatë me tu inkuadruar nga banka rezervë në minutën e 71-të, Kastrati tregoi potencialin e tij duke gjetur edhe golin.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar realizoi golin për rezultatin përfundimtar 2-0.

Për Mol Fehervar kjo ishte fitorja e parë në kampionat në pesë ndeshje të zhvilluara.

Sa i përket sulmuesi kamenicas, ai realizoi golin e dytë këtë edicion pasi të parin e kishte shënuar në xhiron e dytë ndaj Ferencvarosit. /Telegrafi/