LAJMI I FUNDIT:

I lumtur me fitoren – Usyk i dërgon mesazh direkt Tyson Furyt

I lumtur me fitoren – Usyk i dërgon mesazh direkt Tyson Furyt

Oleksander Usyk ia doli që t’i mbrojë titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda.

Boksieri ukrainas mposhti Daniel Dubois mbrëmë në Poloni, duke e gjunjëzuar në raundin e nëntë me një nokaut teknik.

Pas përballjes, Usyk ka thënë se goditja që pranoi në raundin e pestë nuk ishte e lehtë, pasi britaniku u cilësua se e goditi nën brez.


"Ma vodhën fitoren" - Dubois shpërthen pas duelit humbës ndaj Usyk
Lexo po ashtu "Ma vodhën fitoren" - Dubois shpërthen pas duelit humbës ndaj Usyk

“Boksi është një sport i vështirë, por unë jam i shkëlqyer. Është boksi që e dua. Unë e respektoj kundërshtarin tim, por është boks, nuk është balet. Është sport mbretëror”, ka thënë fillimisht ukrainasi.

“Ishte një goditje jo e lehtë, pasi ishte e ulët dhe e vështirë, por që u këndella shpejt dhe arrita të vazhdoja me tempon time”.

Oleksandr Usyk mbron titujt në peshën e rëndë, fiton me nokaut ndaj Dubois
Lexo po ashtu Oleksandr Usyk mbron titujt në peshën e rëndë, fiton me nokaut ndaj Dubois

“Unë jam gati nesër. Dëgjo, jam gati. Lufta e radhës jam gati të luftoj Tyson Fury. Do Tyson Fury? Nuk e kam idenë”.

“Mezi pres të shoh fëmijët e mi dhe të kthehem në shtëpi. Kam kohë që stërvitem. Jam pak i lodhur”, ka shtuar më tej Usyk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori