LAJMI I FUNDIT:

“Vendimi për Kosovën, pas luftës”, ambasadori ukrainas: Shqipëria të ardhme të shpejtë në BE

“Vendimi për Kosovën, pas luftës”, ambasadori ukrainas: Shqipëria të ardhme të shpejtë në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte i ftuari i nderit në samitin e Athinës, të mbajtur nga kryeministri grek Mitsotakis, i cili kishte ftuar liderët e vendeve të rajonit, përfshi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por jo kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për shkak të debateve lidhur me çështjen Beleri.

Por Kurti ishte i vetmi nga të ftuarit që nuk pati takim dypalësh me presidentin Zelensky, madje pas samitit, presidenti ukrainas foli për takimet e Athinës, por nuk e përmendi Kosovën apo kryeministrin e saj.

Zelensky madje foli për ato që ai quajti “takime me udhëheqësit e Serbisë.”


Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov thotë për ABC News se koha për vendime politike nuk është sot, por një ditë tjetër, kur lufta të ketë përfunduar.

“Presidenti Zelensky mendon për Kosovën, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar. E dini, për fat të keq, pala shqiptare nuk mori pjesë në këtë samit, por ne dimë se Shqipëria pothuaj është gati të jetë anëtare e BE”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetares së ABC News se kryeministri ynë nuk u ftua nga kryeministri Mitsotakis.

“Po po, gjithsesi ne e kuptojmë situatën në Ballkanin Perendimor, ne e dimë rolin dhe rëndësinë e Shqiperisë, dhe ne e dimë se e ardhmja juaj është e sigurtë”, është shprehur ai.

Ambasadori Shkurov thotë se Ukraina është shumë e kënaqur me palën shqiptare, e cila, siç thekson ai, ka dhënë mbështetje për Kievin në nivel politik, ekonomik, financiar, me municione dhe ndihmë humanitare, Ambasada ka dërguar nga Shqipëria 9 kamionë të mëdhenj me ndihma humanitare të dhuruar nga qytetarët shqiptarë.

Lufta në Ukrainë vazhdon ndërkohë që presidenti Zelensky ka propozuar një formulë për paqen dhe ajo mund të jetë bazë për bisedimet e paqes.

Për fat të keq, tani bisedimet e paqes janë në vijën e frontit. Më duket që askush nuk e di ditën e fundit të kësaj lufte të tmerrshme, pohon ambasadori ukrainas Shkurov në intervistën dhënë për ABC News. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori