LAJMI I FUNDIT:

Franz Beckenbauer është i sëmurë rëndë, ai nuk është shfaqur në publik që nga janari

Franz Beckenbauer është i sëmurë rëndë, ai nuk është shfaqur në publik që nga janari

Ajo që u spekulua prej muajsh u konfirmua dje (e martë) – legjenda më e madhe e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, është sëmurë rëndë.

Informacioni për sëmundjen e Beckenbauer u konfirmua nga një tjetër legjendë gjermane, Lothar Matthaus.


“Franz gjithmonë ka thënë se gjëja më e rëndësishme në jetë është shëndeti dhe ai nuk e ka atë për momentin. Sigurisht, ne të gjithë shpresojmë që ai të bëhet më i mirë dhe të jetë përsëri ai i vjetri”, ka thënë Matthaus.

Beckenbauer, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë si lojtar në vitin 1974 dhe më pas si trajner në vitin 1990, nuk është shfaqur në publik kohët e fundit.

Ai u pa për herë të fundit në janar të këtij viti dhe pasi nuk u paraqit në korrik në festën e 33-vjetorit të fitimit të titullit kampion bote, filluan të qarkullojnë zëra se ai ishte i sëmurë rëndë, gjë që fatkeqësisht Matthaus e konfirmoi.

Beckenbauer do të jetë 78 vjeç më 11 shtator, deri më tani ai ka bërë tre operacione në zemër, derisa nuk mund të shohë plotësisht me syrin e djathtë. /Telegrafi/