Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali është ‘i mërzitur’ me Juventusin, pasi këta të fundit kontaktuan Domenico Berardin pa folur me klubin, ndërsa konfirmoi se anësori italian nuk do të transferohet në Torino.
Berardi ishte shfaqur si objektivi kryesor i Zonjën e Vjetër, por Sassuolo tani ka vendosur të heqë yllin e tyre nga lista e shitjes.
“Kishte një parim negocimi, Juventusi kishte treguar interesin e tyre dhe ne ishim të hapur për të shitur 10 ditë më parë sepse Domenico ishte i interesuar për një lëvizje”.
“Ne kurrë nuk kemi marrë një ofertë zyrtare. Ne ishim të gatshëm të dëgjonim ofertën e Juventusit duke e ditur se çmimi ishte mbi 30 milionë euro. Ne donim të kënaqnim Berardin, por nuk mund të anashkalojmë nevojat tona. Ne nuk donim të përfshinim asnjë lojtar në marrëveshje sepse tashmë kemi ndryshuar shumë. Ne kishim gjetur tashmë një zëvendësues”, ka thënë Carnevali për Gazzetta.
Drejtori i Sassuolos vazhdoi intervistën duke treguar se afat i kalimit të Berardit në Juventus ka skaduar.
“Afati i fundit ishte 17 gushti, sepse pas kësaj date ne nuk mund të nënshkruanim më zëvendësimin e tij. Isha i qartë me Cristiano Giuntolin dhe shoqëruesit e lojtarit, duke thënë se nuk mund të kishim shkuar përtej asaj date”.
“Jam shumë i mërzitur sepse kemi qenë gjithmonë në dispozicion. Ne gjithmonë përpiqemi të kënaqim lojtarët tanë dhe të ndajmë vendimet tona me ta dhe do të ishte më mirë të flisnim me Sassuolon më parë sesa me agjentët e Berardit. AI nuk do të largohet dhe vendimi është marr”, deklaroi ai.
Sassuolo bën debutimin e tyre në Serie A 2023-24 të dielën kundër Atalantas, por Berardi nuk do të jetë i disponueshëm, pasi ka 10 ditë që stërvitet veçmas.
Anësori italian zgjati kontratën e tij me Sassuolon një vit më parë deri në qershor 2027. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare