Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj
kujtoj se ky mendim më ka ra ndërmend
kur isha rreth njëmbëdhjetë
vjeç:
do të bëhem idiot.
i pata vërejtur disa në
mëhallë,
ata që njerëzit i quanin
“idiotë”.
sado që i shikonin me përbuzje,
idiotët dukej se çonin jetë
më të qetë:
asgjë as pritej prej
tyre.
e imagjinoja veten duke qëndruar nëpër
qoshe të rrugëve, me duar në xhepa,
dhe ngapak duke jargëzuar nga
goja.
askush s’do të më
bezdiste.
ia fillova ta zbatoj planin
tim.
së pari më patën vërejtur në
oborre shkollash.
shokët më përqeshnin,
më ngacmonin.
bile edhe babai im e pati vërejtur:
“ti po sillesh si idiot i
hamamtë!”
njëri nga mësimdhënësit e mi e pati vërejtur,
zonja Gredis me këmbë të gjata
mëndafshi.
ajo më ndalte pas
orëve.
“çka ka ndodhur, Henry?
mua mund t’më tregosh …”
më përthekoi
me duar
e unë u qepa për
trupin e
saj.
“pa më thuaj Henry, mos
ki frikë …”
s’e pata thënë asnjë
fjalë.
“mund të rrish këtu
sa të kesh
qejf, Henry.
s’ke nevojë të
flasësh …”
më puthi në
ballë
e unë e lëshova dorën
dhe butësisht ia preka
njërën prej këmbëve të
mëndafshta.
Zonja Gledis ishte
pidh e gjysmë.
më ndalte pas
orëve gati për çdo
ditë.
e të gjithë më
urrenin
por besoj se i kisha ereksionet më të
bukura
nga të gjithë çunat njëmbëdhjetë
vjeç
në qytetin
Los Engjëllos.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron