LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në Maqedoninë e Veriut pas vizitës së Kurtit në Tetovë e Çair

Përplasje në Maqedoninë e Veriut pas vizitës së Kurtit në Tetovë e Çair

Në Maqedoninë e Veriut po shtohen debatet dhe kritikat në mesin e partive politike maqedonase dhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë pas qëndrimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të premten në Çair të Shkupit dhe në Tetovë.

Faktorët politikë maqedonas e shikojnë si nacionaliste paraqitjen e Kurti, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë së Madhe”.

Ndërkohë, emërtimi i një rruge në komunën e Çairit me emrin e veprimtarit Adem Demaçi, në përurimin e së cilës mori pjesë Kurti, po ashtu ka hasur në pakënaqësi të shumta tek maqedonasit për shkak të “ndryshimit të emërtimeve pa një konsensus të gjerë ndëretnik”.


Rruga deri tani mbante emrin “Brigada e 2-të Sulmuese Maqedonase”.

Presidenti Stevo Pendarovski reagoi fillimisht përmes një shkrimi në Facebook të dielën duke e cilësuar mitingun në Tetovë si “një ikonografi provokuese nacionaliste me ide shoviniste që ndez urrejtjen etnike dhe nxit mosdurimin”.

Ai shkruan më tej se në këtë mënyrë “sulmohen parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Maqedonisë si një shtet shumetnik”.

Presidenti maqedonas kërkon ndëshikimin e organizatorëve të tubimeve në Tetovë dhe në Çair për shkeljen, siç thotë “të përcaktimeve ligjore kundrejt përdorimit të flamurit shtetëror, himnit dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, me ç’rast janë injoruar tërsisht simbolet shtetërore”.

Lidhur me emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”, Pendarovski shprehet se mënyra dhe realizimi i rimemërtimit të rrugës bie ndesh me parimet e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve brenda shtetit. Ai pret që srukturat e autorizuara të kontrollojnë se a është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë (të kualifikuar) që përfshin votat e komuniteve jo-shumicë gjatë marrjes së vendimit për ndryshimin e emrit të rrugës. Në komunën e Çairit në Shkup shqiptarët përbëjnë mbi 60 për qind të popullatës.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE fajin ia hedh qeverisë të drejtuar nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) për lejimin e organizimeve të pritjes së zotit Kurti, ndërsa kritikon edhe Presidentin Pendarovski për reagimin e vonuar.

Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së shkruan në rrjetet sociale se Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka votuar në një seancë të qeverisë për ndryshimin e emrave të rrugëve, teksa e akuzon atë për tradhëti ndaj interesave dhe popullit maqedonas.

“Aktrimi juaj i partiotizmit dhe i shërbëtorëve tuaj në opozitë nuk ju ka hije sepse nuk ka tradhëti pas së cilës nuk qëndron nënshkrimi juaj”, shkruan Mickovski.

Nga ana tjetër, LSDM akuzon VMRO-në se ka lejuar ndryshimin e emrave të rrugëve me anë të partnerëve të saj joformal. “Mickovski dhe DPMNE janë organizatorët e ngjarjeve në Shkup dhe në Tetovë. Bilall Kasami u bë kryetar komune në Tetovë me mbështetjen e (VMRO) DPMNE-së, ndërsa bashkëpunimi i tyre vazhdon në Këshillin Komunal, në Parlament dhe në fusha të tjera”, thuhet në një deklaratë të LSDM-së.

Kryeministri i Kosovës gjatë qëndrimit në Shkup dhe Tetovë nuk u takua me zyrtarët qeveritarë, por u prit nga tre drejtues të partive opozitare shqiptare.

Në Tetovë ai foli mes tjerash për rëndësinë e një rruge që do të lidhte Prizrenin me Tetovën me anë të një tuneli në Malin Sharr.

Po ashtu, theksoi se Maqedona e Veriut duhet të mbahet më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë, që të afrohet drejt BE-së.

Gjatë përurimit të rrugës “Adem Demaçi”, Kurti u shpreh se emërtimi i një rruge me emrin e Demaçit, është akt këmbënguljeje në përpjekjen e shqiptarëve për liri, njofton VOA/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori