LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fred nënshkruan me Fenerbahcen

Zyrtare: Fred nënshkruan me Fenerbahcen

Fenerbahce ka prezantuar mesfushorin brazilian Frederico Rodrigues de Paula Santos, i njohur si Fred, me të cilin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mundësi për të vazhduar edhe për një vit.

Braziliani kalon në Stamboll pas pesë vitesh të kaluara në Manchester United.


30 vjeçari në Evropë së pari luajti për Shakhtar Donetsk, ku qëndroi edhe aty për pesë vite para se ta bënte hapin e madh në karrierën.

“Jam shumë i lumtur që vij në klubin më të madh të Turqisë, një klub me një histori kaq të madhe. Edhe unë dua të jem pjesë e kësaj historie”.

Marrëveshje në parim mes Man United dhe Fenerbahces për Fred
Lexo po ashtu Marrëveshje në parim mes Man United dhe Fenerbahces për Fred

“Përshtypjet e mia të para janë shumë të mira dhe pozitive. Të gjithë në klub më bënë të ndihem shumë i mirëpritur. Edhe për këtë isha tepër i lumtur. Ka lojtarë shumë të rëndësishëm në historinë e Fenerbahçes. Si brazilianë, Alex de Souza dhe Roberto Carlos janë disa nga këta lojtarë”.

“Unë gjithashtu dua të luaj shumë duke bërë më të mirën time, të fitoj të gjithë trofetë dhe të kontribuoj në të gjitha sukseset. Sigurisht, dua t’i bëj të lumtur tifozët”, ka thënë Fred në prezantim. /Telegrafi/