Pasditen e sotme në Mitrovicë, janë raportuar dy raste të vdekjes, një burri 77 vjeçar dhe një tjetri 56 vjeçar. Kjo e fundit po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Rastet i ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se kemi të bëjmë me një vdekje të natyrshme dhe një rast vdekje të dyshimtë.
“Sot rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 56 vjeçar. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes. Prandaj, hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin”, tha Zahiti.
Me urdhër prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Zëdhënësi Zahiti tha se një rast tjetër i vdekjes është raportuar në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
“Sot, rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘Ali Zeneli’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 77 vjeçar. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se kemi të bëjmë me një rast të vdekjes së natyrshme”, tha Zahiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251