LAJMI I FUNDIT:

Luajti vetëm 11 minuta në debutimin e tij në Ligën Premier me fanellën e Man Cityt – kroati Gvardiol merr lëvdata të mëdha

Luajti vetëm 11 minuta në debutimin e tij në Ligën Premier me fanellën e Man Cityt – kroati Gvardiol merr lëvdata të mëdha

Josko Gvardiol bëri debutimin e tij për Manchester Cityn një javë pasi klubi kampion evropian e solli nga RB Leipzig për 90 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.

Man City fitoi 3-0 në xhiron e parë të Ligës Premier në Burnley, duke e nisur mirë mbrojtjen e titullit, ndërsa Gvardiol luajti 11 minuta.

Por ai i luajti në atë mënyrë që edhe në një kohë kaq të shkurtër mori lëvdata të shumta nga fansat.


Pas atyre 11 minutave, ata e quajnë atë “Rolls-Royce”, “Perlë”, “Një djalë që sulmon dhe mbrohet shkëlqyeshëm në të njëjtën kohë”, “Shumë i shpejtë”, “Shumë i besueshëm” dhe “Një përforcim për të ardhmen”, në rrjetet sociale.

Debutimi mbresëlënës i Gvardiol, pavarësisht minutave modeste në paraqitjen e tij të parë për Man Cityn, konfirmohet nga video e paraqitjes së tij.

Këta janë 15 lojtarët e klasit botëror që do të luajnë në Ligën Premier në sezonin 2023/24
Lexo po ashtu Këta janë 15 lojtarët e klasit botëror që do të luajnë në Ligën Premier në sezonin 2023/24

Videoja e bashkangjitur tregon se ishte e shkëlqyer në të dyja drejtimet edhe për aq pak minuta sa luajti. I vendosur në mënyrë të shkëlqyer në mbrojtje, kroati ishte i shpejtë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Shifrat e tij janë mbresëlënëse. Në një kohë kaq të shkurtër, ai mori topin dy herë duke e fituar topin. Ai ishte perfekt në duele, si në tokë ashtu edhe në ajër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori