LAJMI I FUNDIT:

Këta janë 15 lojtarët e klasit botëror që do të luajnë në Ligën Premier në sezonin 2023/24

Këta janë 15 lojtarët e klasit botëror që do të luajnë në Ligën Premier në sezonin 2023/24

Liga më argëtuese në botë, Liga Premier është e mbushur plot me talentë të jashtëzakonshëm dhe konsiderohet kryesisht si kampionati më i fortë i futbollit në botë.

Askund tjetër nuk do të gjeni lojtarë aq mbresëlënës si James Maddison dhe Youri Tielemans që luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria, ndërsa kjo ndodh te çdo skuadër në elitë.


Megjithatë, grupi i futbollistëve që janë vërtet të klasit botëror në Angli, është një grup shumë i vogël, por prestigjioz. Sipas GiveMeSport, janë vetëm 15 lojtarë në këtë nivel.

Parashikim nga Opta: Kush shpallet kampion, kush luan në Evropë, kush përfundon në mesin e tabelës dhe kush bie nga Liga Premier
Lexo po ashtu Parashikim nga Opta: Kush shpallet kampion, kush luan në Evropë, kush përfundon në mesin e tabelës dhe kush bie nga Liga Premier

Nuk është befasi se të 15 yjet luajnë në gjashtë ekipet e mëdha të Ligës Premier, me të gjashtë klubet e përfaqësuara të paktën me nga një lojtarë.

Pa zgjatur më tej, këta janë 15 futbollistët e klasit botëror që aktualisht luajnë në kampionatin më të fortë në botë.


Manchester City

Ruben Dias, Rodri, Kevin De Bruyne, Erling Haaland

Manchester City gjatë dekadës së fundit ka skuadër dominuese, ku sezonin e fundit e përfundoi duke fituar tre trofe kaluar. Nuk është sekret që skuadra e Pep Guardiolës ka talentin më të madh në kampionat.

Emra si Ruben Dias, Rodri dhe Kevin De Bruyne janë lojtarët më të mirë në ekip, duke mos harruar edhe Erling Haaland që shpërtheu në sezonin e tij të parë.


Liverpool

Alisson, Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah

Pavarësisht vështirësive të tyre sezonin e kaluar, Liverpool ka ende tre talentë të klasit botëror në skuadrën e tyre. Alisson, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah janë në këtë listë.

Jurgen Klopp me këta emra dhe disa të tjerë të afruar, do të jetë  arrë e fortë për çdo rival këtë sezon.


Arsenali

Declan Rice, Bukayo Saka, Martin Odegaard

Pas sfidës së tyre mbresëlënëse për titull sezonin e kaluar, nuk mund të mohohet se Bukayo Saka dhe Martin Odegaard janë talentë të klasit botëror.

Klubi i Arsenalit tani kanë shtuar edhe një lojtar tjetër në atë nivel, me Declan Rice që iu bashkua këtë verë. Mikel Arteta do të tentojë sërish që të luftojë për titullin e Ligës Premier me këta lojtarë në skuadër.


Manchester United

 Casemiro, Bruno Fernandes, Marcus Rashford

Sezoni i parë i Erik ten Hag në krye të Manchester United bëri që Djajtë e Kuq te rikthehen në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë tre lojtarë të klasit botëror në skuadër. Bëhet fjalë për Casemiro, Marcus Rashford  dhe Bruno Fernandes. Ky i fundit ka qenë lider në sezonin që sapo lamë pas, duke e tërhequr skuadrën drejt sukseseve.


Chelsea

Reece James

Reece James qëndron i vetëm nga Chelsea në këtë listë, pas një sezoni zhgënjyes të skuadrës nga Stamford Bridge.

Thjesht nuk ka lojtar si anglezi te Chelsea aktualisht, sidomos pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën. Mbrojtësi i djathtë shishet si prej më të mirëve në botë në pozitën e tij.


Tottenham Hotspur

Heung-min Son

Me karrierën e Harry Kane në Tottenham Hotspur do të mbyllet, ndërsa në këtë skuadër lojtari i vetëm i klasit botëror mbetet Son Heung-min.

Lojtari nga Koreja e Jugut ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në të gjithë botën për gati një dekadë tani, dhe pas një fillimi të ngadaltë ai u kthye në fund.

Ai ka shënuar së paku 14 gola në secilin nga shtatë sezonet e fundit, me 145 gola dhe 80 asistime në total për Spurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori