Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për kanosje dhe shantazh ndaj një të miture


Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar, nën dyshimin për veprën penale “Shtrëngim”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 qershor 2026 në Ferizaj, ku i dyshuari, mashkull kosovar dyshohet se përmes rrjeteve sociale dhe duke përdorur llogari me emra të rremë, e ka kanosur një viktimë të mitur se do t’i publikojë foto intime të saj në internet.
Policia bën të ditur se më 4 korrik 2026, i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar në një pikëkalim kufitar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































