Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:45.


“Graçanicë 10.08.2026 - 23:45. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte në gjendje të dehur ka hyrë në tarracën e banesës së saj dhe me shishe qelqi ka thyer dritaren e tarracës si dhe ka dëmtuar automjetin e saj”, thuhet në raport.

Është arrestuar i dyshuari dhe pas matjes me alkoo-testit ka rezultuar 1.39 promil.

Me vendim të prokurorit, pas këndelljes i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/