eksperti ad

Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje në një lokal në rrugën "Ismet Krasniqi" në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz me letra.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në një tavolinë janë gjetur edhe 205 euro para të gatshme, që dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e paligjshëm.


Në lidhje me rastin, shtatë persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar si i dyshuar për veprën penale "Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm".

Me urdhër të prokurorit, paratë dhe letrat e bixhozit janë sekuestruar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/