Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se përmes trupave inspektuese veterinare ka gjetur se produkti i qumështit nga brendi ‘’Perfetto’’ 2.8% me origjinë nga Maqedonia Veriore i distribuuar në tregun e Kosovës, që mban datë skadence 20.08.2023, nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum.
“Pas hapjes së disa mostrave është vërejtur se qumështi ka ndryshuar vetitë organoleptike, ka koaguluar shihen dromcat (ka filluar prishja). Sasi e gjetur në disa markete është asgjësuar menjëherë. Në anën tjetër është urdhëruar distributori të bëj tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat shitëse, në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AUV-it, transmeton Telegrafi.
AUV po ashtu u bën thirrje konsumatorëve për kujdes ndaj qumështit “Perfetto’’ 2.8% yndyrë me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1 litër.
“Kujdes konsumatorë! Nëse e gjeni në shitje qumështin e brendit “Perfetto’’ 2.8% yndyrë me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1L, lajmëroni autoritetin. Nëse i keni blerë kthejeni në pikën shitëse. Mos e konsumoni produktin e cekura me lartë sipas të dhënave! Produktet qumësht të brendit ‘Perfetto’’ 2.8% të datave tjera të skadimit nuk janë të dyshimta”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251