LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan: Do të vazhdojmë ta përkrahim FSK-në

Gjenerali amerikan: Do të vazhdojmë ta përkrahim FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling. 

Sipas, njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Jashari, gjeneralin amerikan e ka njoftuar me të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim.


“Gjeneral Jashari, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK-së dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë,  duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore”, thuhet në njoftim.

Të dy gjeneralët u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së.

“Në fund të takimit, gjenerali amerikan ka potencuar që Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë do të vazhdojë të jetë përkrahëse e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe ndërveprueshmërisë me forcat amerikane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/