LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas pensionimit të ish-kancelares: Gjermania ka shpenzuar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e Merkelit

Edhe pas pensionimit të ish-kancelares: Gjermania ka shpenzuar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e Merkelit

Qeveria gjermane ka shpenzuar pothuajse 55 mijë euro për kozmetikën dhe frizurën e ish-kancelares, Angela Merkel (CDU) që kur ajo la detyrën në fund të vitit 2021, njoftoi Zyra Federale me kërkesë të gazetës Tages Spiegel.

Siç raportohet, Merkel punëson një grua që punon për të si parukiere, grimiere dhe stiliste, raporton politico.


Kostot e këtyre shërbimeve për vitin e kaluar ishin 37780 euro, ndërsa në vitin 2023 qeveria duhej të ndante 17200 euro për këtë qëllim.

Kjo do të thotë se për pamjen e bukur të ish-kreut të qeverisë paguhen rreth 3000 euro në muaj. Këtu përfshihen shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi në hotel për stilisten që shoqëron Merkelin në takime, transmeton gazeta gjermane.

Zyra federale fillimisht refuzoi të jepte informacion mbi shumën e kostove, duke përmendur të drejtën e privatësisë, si dhe sekretin e biznesit.

Shoqata e Tatimpaguesve ka kritikuar ashpër rritjen e kostove të daljeve publike nga zyrtarët e lartë, duke pretenduar se ato janë të papërshtatshme.

Megjithatë, qeveria gjermane nuk ka ndërmend të kufizojë fondet për “stilimin” e Merkelit për daljet publike.

Siç raporton gazeta gjermane, Angela Merkel, si ish-kancelare, në kuadër të “detyrës zyrtare të përhershme” ka një zyrë me nëntë vende pune të përhershme, duke përfshirë një makinë zyrtare nga Shërbimi Federal i Policisë Kriminale.Vetëm stafi kushton disa qindra mijëra euro në vit, me shtimin e shpenzimeve të udhëtimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Për të shmangur faturën prej 77 funtesh për ushqimin e ngrënë në restorantin kinez në Britani, gruaja shkul fijet e flokut dhe i vendosë në pjatë

Për të shmangur faturën prej 77 funtesh për ushqimin e ngrënë në restorantin kinez në Britani, gruaja shkul fijet e flokut dhe i vendosë në pjatë

Fun
Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Interesante
Kjo fotografi ka shkaktuar të qeshura në Kroaci

Kjo fotografi ka shkaktuar të qeshura në Kroaci

Fun
Gratë u ankuan se tregtarët i shikonin me përbuzje kur blinin një veturë

Gratë u ankuan se tregtarët i shikonin me përbuzje kur blinin një veturë

Fun
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Kalo në kategori