LAJMI I FUNDIT:

Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Një video 60 sekondëshe e me xhirim të përshpejtuar, tregon tërë procesin e demolimit të urës e cila u shkatërrua pjesërisht si rezultat i një aksidenti të rëndë trafiku në Norwalk të Connecticut.

Ura ishte u dëmtuar kur një autocisternë u përplas me rimorkion e një kamioni në autostradën 95 në Norwalk, dhe nga frika se mund ta pësojnë kalimtarët, autoritetet u detyruan ta demolojnë plotësisht.


Pasi që ishte një rrugë që lidhte qytete të shumta, autoriteteve iu deshën të punojnë 24 orë në ditë që të përfundojnë punimet për 48 orë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet sesi ekipet e punëtorëve në terren punojnë edhe gjatë natës, duke mundësuar hapjen e rrugës për qarkullim dhe të largojë të gjitha copat e betonit të urës së demoluar.

Madje në fund të afatit dukej sikur nuk kishte ekzistuar kurrë një urë, dhe se veturat lëviznin në rrugën poshtë saj pa ndonjë problem. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by New York Post (@nypost)