LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit anulon licensat e dy kompanive për rastin Varosh në Ferizaj

Ministria e Mjedisit anulon licensat e dy kompanive për rastin Varosh në Ferizaj

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka anuluar licensat e dy kompanive (personit juridik dhe atyre fizik) për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i MMPH-së, Avni Zogiani, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.


Sipas tij, anulimi i licencave në kuadër të kësaj ministrie janë bërë për herë të parë duke u bazuar në shkeljen e kritereve, ligjit, dhe etikës në përpilim të Raportit.

“Rasti për të cilin është bërë ky raport tashmë është nisur në adresë të Prokurorisë Speciale, kurse pas anulimit të licensave për vlerësuesit do të shifet nëse ka bazë për veprime të mëtutjeshme”, ka shkruar Zogiani.

Ministria e Mjedisit pezullon pëlqimin mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj, shkarkohen dy komisione
Lexo po ashtu Ministria e Mjedisit pezullon pëlqimin mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj, shkarkohen dy komisione

Ndryshe, edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ditë më parë kishte njoftuar se kanë pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.

Ai kishte thënë se ministria që drejton në dhjetor të vitit të kaluar i kishte lëshuar pëlqimin mjedisor një kompanie për incenerator në Varosh të Ferizajt, që nënkupton djegien e rreth 100 mijë ton mbeturinave në vit.

Sipas tij, kjo ishte bërë pa i përfillur ligjet dhe pa konsultim me ekspertë të ambientit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori