LAJMI I FUNDIT:

Lëndim i rëndë trupor pas një mosmarrëveshjeje në një aksident trafiku

Lëndim i rëndë trupor pas një mosmarrëveshjeje në një aksident trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor pas një mosmarrëveshjeje në një aksident trafiku në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 19:02.


“Pas një mosmarrëveshje në një aksident trafiku, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, duke ju shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 15 fishekë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/