LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i dekompozuar trupi i një koreani në Shkodër, dyshohet se ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike

Gjendet i dekompozuar trupi i një koreani në Shkodër, dyshohet se ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkodër, ku është gjetur trupi i dekompozuar i një shtetasi korean, i cili kishte marrë një banesë me qira në lagjen “Naim Gjylbegu” të qytetit.

Njoftimi është dhënë nga pronari i banesës, i cili kishte shkuar për të parë, pasi qiramarrësi i ndjerë prej disa kohësh nuk i përgjigjej telefonatës së tij.

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur disa doza lënde narkotike, çka mund t’i ketë shkaktuar edhe vdekjen.


Njoftimi i Policisë:

“Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi A. V., 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit D. K., 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore

Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore

Lajme
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Lajme
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Kalo në kategori