LAJMI I FUNDIT:

PSG siguron zëvendësuesin e Mbappe? 80 milionë euro për Goncalo Ramos

PSG siguron zëvendësuesin e Mbappe? 80 milionë euro për Goncalo Ramos
(Foto: Twitter/Fabrizio Romano)

Paris Saint-Germaini është shumë pranë që t’i sigurojë shërbimet e Goncalo Ramos, pasi raportohet të ketë arritur marrëveshje me Benfican për 80 milionë euro.

Kylian Mbappe ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me kampionin francez dhe është duke u lidhur me Real Madridin, qoftë me një largim të tanishëm apo si lojtar i lirë në fund të sezonit.

PSG nuk ka humbur kohë për ta kërkuar zëvendësuesin e tij dhe ky konsiderohet sulmuesi portugez.


PSG arrin marrëveshje personale me top sulmuesin portugez, Goncalo Ramos
Lexo po ashtu PSG arrin marrëveshje personale me top sulmuesin portugez, Goncalo Ramos

Fabrizio Romano ka raportuar të dielën se gjiganti francez do të paguajë në total 80 milionë euro për shërbimet e 22-vjeçarit.

Në bazë të marrëveshjes, janë 65 milionë euro çmim fiks dhe 15 milionë euro të tjera në formë shtesash.

Për shkak të rregullave financiare, transferimi do të jetë huazim me obligim blerjeje në vitin 2024. Ramos pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori