LAJMI I FUNDIT:

Milani mendon për transferimin e Ozan Kabak

Milani mendon për transferimin e Ozan Kabak

Milani është në kërkim të një mbrojtësi dhe duan ta kompletojnë transferimin e tij sa më shpejtë.

Rossonerët kanë qenë skuadra më aktive italiane në tregun e transferimeve, pasi deri më tani kanë nënshkruar me tetë futbollistë të rinj.


Qendërmbrojtësi turk, Ozan Kabak është lojtari i radhës që kërkohet nga Rossonerët dhe tanimë ata kanë hapur negociatat me Hoffenheim.

Huazim me opsion shitje të përhershme, Milani po e largon Charles de Ketelaeren
Lexo po ashtu Huazim me opsion shitje të përhershme, Milani po e largon Charles de Ketelaeren

Pas huazimeve jo të mira te Liverpool dhe Norwich City, Kabak ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Bundesliga me fanellën e Hoffenheim.

Skuadra gjermane kishte shpenzuar shtatë milionë euro për transferimin e tij, derisa Milani tani synon që ta bëj të vetin qendërmbrojtësin shtatlartë.

LeBron James: Milani një klub i veçantë brenda dhe jashtë fushës
Lexo po ashtu LeBron James: Milani një klub i veçantë brenda dhe jashtë fushës

Rossonerët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 15 milionë euro për transferimin e mbrojtësit në San Siro, shumë që do ta linte të kënaqur Hoffenheimin.

Kabak sezonin e fundit ka zhvilluar 33 ndeshje zyrtare me Hoffenheim ku ka realizuar edhe katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/