LAJMI I FUNDIT:

LeBron James: Milani një klub i veçantë brenda dhe jashtë fushës

LeBron James: Milani një klub i veçantë brenda dhe jashtë fushës

Ylli i NBA-së, LeBron James beson se Gerry Cardinale dhe RedBird janë pronarët e duhur për ta rikthyer Milanin në ditët e tyre të lavdisë.

Kuqezinjtë e nisën verën në një gjendje fluksi pas vendimit të Cardinale për të shkarkuar drejtorët Paolo Maldini dhe Frederic Massara dhe për të shitur Sandro Tonalin te Neëcastle United, por gjërat janë ndryshe në javët e fundit të afatit kalimtar.


Milani ka kompletuar shtatë nënshkrime deri më tani këtë verë – Luka Romero, Marco Sportiello, Christian Pulisic, Noah Okafor, Ruben Loftus-Cheek, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukëueze – dhe shpresat janë të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Si arriti Milani që nga shitja e Tonalit të financonte një revolucion në skuadër – pas largimit të italianit u afruan gjashtë lojtarë
Lexo po ashtu Si arriti Milani që nga shitja e Tonalit të financonte një revolucion në skuadër – pas largimit të italianit u afruan gjashtë lojtarë

Duke folur për Gazzetta dello Sport, James diskutoi pronësinë e Milanit nga Cardinale dhe potencialin e klubit.

“Unë e dua futbollin evropian dhe mendoj se Milani është një klub shumë i veçantë brenda dhe jashtë fushës. Ekziston një mundësi e shkëlqyer për ta rikthyer Milanin në mesin e skuadrave më të mira dhe markave më të mira të futbollit evropian në botë”, ka thënë fillimisht James.

“Milano është një qytet i klasit botëror në kryqëzimin e modës, sportit, argëtimit dhe kulturës. Milani është ambasadori i tij i përsosur dhe RedBird pronari i duhur për ta rikthyer Milanin në ditët e tij të lavdisë”.

“Në përvojën time me SpringHill, Gerry është një partner i jashtëzakonshëm. Ai thotë se e kam ndihmuar të zgjerojë vizionin e tij, por ai është shumë modest”.

“Mendoj se mund të ndërtojmë shumë mbi këtë partneritet, Maverick dhe unë jemi të emocionuar nga numri i mundësive të reja që mund të eksplorojmë me të”, përfundoi ylli i La Lakers.

James ka një histori me Cardinale dhe RedBird. Ylli i Lakers themeloi kompaninë SpringHill me mikun Maverick Carter dhe kjo tani është në pronësi të Cardinale. Ai është gjithashtu një investitor në Main Street Advisors, të cilët janë aksionarë në Milano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori