LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski kthehet të flas për largimin nga Bayerni

Lewandowski kthehet të flas për largimin nga Bayerni

 Robert Lewandowski e ka pasur një vit mjaftë të mirë të parin në Barcelonë, ku arriti ta fitonte titullin e kampionit në La Liga.

Por përkundër se fituan titullin në La Liga, Barcelona dështoi në Evropë pasi u eliminua fillimisht nga Liga e Kampionëve pastaj edhe nga Liga e Konferencës.

Sulmuesi polak shpreson që në vitin e tij të dytë në Camp Nou të arrijë të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve me Barcelonën e tij.


Gjashtë sfida për Lewandowskin para sezonit të dytë te Barcelona
Lexo po ashtu Gjashtë sfida për Lewandowskin para sezonit të dytë te Barcelona

“Unë e them gjithnjë se mosha është thjesht një numër, kur zgjohem në mëngjes nuk mendoj se po plakem. Pastaj shoh testet në vizitat mjekësore dhe gjithçka shkon mirë, parametrat janë në rregull”.

“Ndonjëherë, ndihem edhe më mirë se kur isha i ri. Sporti i këtyre viteve të fundit ka pësuar shumë ndryshime nga e kaluara dhe unë kujdesem shumë për fizikun tim, e përmirësoj çdo ditë atë. E di shumë mirë se çfarë duhet të bëj për të qëndruar në formë, kur përballem me të rinjtë e skuadrës marr edhe më shumë energji”, tha Lewandowski.

Tutje sulmuesi polak ka folur edhe për largimin e tij nga Bayern dhe thotë se u largua shkaku se dëshironte të ndryshonte stilin e jetesës.

“Doja të ndryshoja stilin e jetës, doja një shtet tjetër, një gjuhë të re dhe persona të rinj. Kam ëndërruar gjithnjë që të luaja në Spanjë dhe ishte momenti i duhur për të lëvizur”.

“Te Bayern i fitova të gjitha, arrita rekorde dhe tituj. Isha i lumtur aty, por e ndjeja se ishte momenti i duhur për të lëvizur”, u shpreh Lewandowski për ‘L’Equipe’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori