LAJMI I FUNDIT:

Interi parakalon Romën, bën ofertë zyrtare për Scamacca

Interi parakalon Romën, bën ofertë zyrtare për Scamacca

Interi është gati të sfidojë Romën për sulmuesin e West Ham United dhe Italisë, Gianluca Scamacca, duke bërë një ofertë për ta blerë atë plotësisht për rreth 22 milionë euro.

Giallorossët kishin menduar vetëm pak ditë më parë se ishin në prag të arritjes së një marrëveshjeje për ta marrë Scamaccan në huazim me opsion blerje, pasi londinezët i kishin rezistuar më parë kësaj formule transferimi.


Megjithatë, gazeta Il Tempo në Romë pretendon se Nerazzurrët tani mund t’i parakalojnë ata me një propozim zyrtar për të blerë Scamaccan.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Interi ka bërë një ofertë hapëse në shifrat 20-22 milionë euro për italianin.

I lidhur më parë edhe me skuadrën e Milanit, Scamacca është i etur për një rikthim në Serie A pasi luftoi për të shkëlqyer në sezonin e tij debutues në Ligën Premier.

24-vjeçari u transferua nga Sassuolo te West Hami vetëm një vit më parë për 36 milionë euro plus 6 milionë euro të tjera bonuse dhe 10 për qind të tarifës së shitjes së ardhshme.

Scamacca ka 11 ndeshje për Kombëtaren e Italisë dhe është nga Roma, ndërsa ka luajtur për Giallorossët dhe Lazio në ekipet e moshave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024

Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori