Një burrë në Las Vegas vrau cimeren e tij dhe jetoi me trupin e saj të cilin e kishte fshehur brenda një dollapi për dy muaj, nga frika se ajo “do të ringjallej”, tha policia.
George Anthony Bone, 31-vjeçar u arrestua të mërkurën dhe u akuzua për vrasje pasi familja e viktimës gjeti kufomën brenda shtëpisë që ata ndanin, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, transmeton Telegrafi.
Viktima u identifikua si Beverly Ma, një shoqe e ngushtë e Bone nga shkolla e mesme, e cila u zhvendos për të jetuar me të verën e kaluar.
I akuzuari për vrasjen e saj, dyshohet se u tha policëve se Ma kishte vdekur “moti” dhe se ajo kishte kryer vetëvrasje, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga 8 News Now.
Hetuesit u thirrën në vendin e ngjarjes kur familja e viktimës kishte vizituar shtëpinë për të sqaruar shkakun e një faturë jashtëzakonisht të lartë të ajrit të kondicionuar.
Bone dyshohet se i tha njërës anëtare të familjes që Ma “kishte vdekur” dhe kishte qenë në dollap për dy muaj, përpara se t’i tregonte kufomën.
“Familjarja vuri re një kondicioner në derën e dollapit të dhomës së gjumit dhe në fund të derës kishte një peshqir, i cili mbulonte boshllëkun”, thuhet në dokumente.
“George i tha asaj se ajo mund ta hapë dollapin dhe të shohë”.
Megjithëse shkaku i vdekjes së gruas është ende nën hetim, policia përcaktoi se ajo ishte viktimë e një vrasjeje dhe dyshon se ajo ishte mbytur, tregojnë dokumentet.
Hetuesit gjithashtu besojnë se ajo u vra më 4 maj – në të njëjtën ditë ajo bëri një telefonatë të furishme polici, ku dëgjohet një fjalosje mes tyre. Telefonata përfundoi me zërin e gruas që pyeste “pse?”
Kur policia u përgjigj atë ditë dhe trokiti në derë, askush nuk u përgjigj, tha policia.
“Kur e pyetën pse nuk thirri për ndihmë, përgjigja e Bone ishte ‘Kisha frikë të kthehesha në burg… për t’u gjetur me një trup të pajetë”, sipas të dhënave të gjykatës.
Ai vazhdoi të jetonte në shtëpi me trupin e saj, dhe përfitoi edhe nga financat e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-24-380x233.png)
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
![Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_28-13-380x233.png)
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
![Deklaratat e pavërteta të Bidenit dhe Trumpit në debatin e parë presidencial](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_31-15-380x233.png)
Deklaratat e pavërteta të Bidenit dhe Trumpit në debatin e parë presidencial
![Pse Hungaria dhe Italia votuan kundër posteve kryesore të BE-së?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_17-25-380x233.png)
Pse Hungaria dhe Italia votuan kundër posteve kryesore të BE-së?
![Pikëpyetjet e zgjedhjeve të Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_12-9-380x233.jpg)
Pikëpyetjet e zgjedhjeve të Francës
![Obama për debatin presidencial: Përballje mes dikujt që e thotë të vërtetën dhe dikujt që gënjen për përfitime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_34-15-380x233.png)
Obama për debatin presidencial: Përballje mes dikujt që e thotë të vërtetën dhe dikujt që gënjen për përfitime
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_28-13-380x233.png)
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
![Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-24-380x233.png)
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/chris-langan-missouri.jpeg)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjyqtaret-2-380x233.jpg)
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
![Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/nagelsmann-gjermani-380x233.jpg)
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës