LAJMI I FUNDIT:

Al-Hilal bën ofertë të lartë për Osimhen, por refuzohet nga Napoli

Al-Hilal bën ofertë të lartë për Osimhen, por refuzohet nga Napoli

Al-Hilal thuhet se ka kontaktuar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të paraqitur një ofertë për sulmuesin e tyre, Victor Osimhen.

Klubi saudit, i mbështetur nga fondi sovran i pasurisë PIF, kohët e fundit ishte i interesuar të bënte një lëvizje për Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain, por u detyruan të ndryshonin objektivat pasi ai refuzoi të hapte bisedimet.


Thashethemet e fundit sugjerojnë se Al-Hilal e ka zhvendosur fokusin te Osimhen, i cili ishte ylli i sezonit të kaluar ku Napoli fitoi Scudetton, duke shënuar 26 gola në 32 ndeshje të ligës.

Sipas Il Mattino, Al-Hilal kontaktoi presidentin e Napolit, De Laurentiis, për të propozuar një marrëveshje me vlerë rreth 130 milionë euro për Osimhen, një ofertë që u refuzua me shpejtësi.

“Vetëm PSG mund ta përballoj blerjen e Osimhen”, De Laurentiis zbulon shifrën e çmendur që kërkon për sulmuesin
Lexo po ashtu “Vetëm PSG mund ta përballoj blerjen e Osimhen”, De Laurentiis zbulon shifrën e çmendur që kërkon për sulmuesin

Napoli nuk do ta shesë sulmuesin nigerian këtë verë dhe aktualisht po punojnë për ta lidhur atë me një kontratë të re afatgjatë. Ai vlerësohet rreth 200 milionë euro.

Një listë e gjatë lojtarësh tashmë janë larguar nga Evropa për në Superligën e Arabisë Saudite këtë verë, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Kalidou Koulibaly apo Riyad Mahrez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset

"Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto" - ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori