LAJMI I FUNDIT:

Qytetarja e parë e thjeshtë që u martua me një trashëgimtar, dita kur ndryshoi jeta e Princeshë Dianës

Qytetarja e parë e thjeshtë që u martua me një trashëgimtar, dita kur ndryshoi jeta e Princeshë Dianës

Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat te njerëzve edhe pse kanë kaluar 26 vite nga vdekja e saj.

Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve.

Kur Diana Spencer u takua me princin Charles lindi një histori dashurie. Ata u takuan për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai dilte me motrën e saj më të madhe, Ledi Sarën. Diana i bëri shumë përshtypje, por ishte ende e re për t’u lidhur me të.


Në vitin 1980, Diana dhe Charles u takuan sërish dhe atëherë nisën të dilnin bashkë. Gjashtë muaj më pas, ai i propozoi të martoheshin. Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1981 dhe Diana e zgjodhi unazën e martesës nga koleksioni Garrard’s: një safir Ceylon 12 karatë, i rrethuar nga 14 diamante prej ari të pastër 18 karatë.

Më 29 korrik 1981 të gjithë i kishin sytë te Ledi Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha Elisabeth II dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”.

Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që u martua me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet.

Dita e dasmës së Ledi Dianës me princin Charles u caktua si ditë kombëtare pushimi. Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit morën pjesë 3 500 veta, ndërsa 750 milion të tjerë e ndoqën ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete.

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, ka thënë Diana.

Fustani i nusërisë së Dianës ishte një fustan i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha.

Ai u krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel, dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kushtonte 9000 paund. Kurora që Diana mbajti në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer.

Edhe pse ishte nuse në familjen mbretërore, Diana vazhdoi të punonte si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

Sapo u bë princeshë e Uellsit, ajo ra në sy për kauzat e bamirësisë. Princeshë Diana ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” nga viti 1984-1996 dhe mori pjesë në më shumë se 100 evenimente në emër të këtij fondacioni.

“Sëmundja më e madhe prej nga vuan njerëzimi është mungesa e dashurisë. Unë mund të fal dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj, ama mund të fal dashuri dhe jam shumë e lumtur që e bëj këtë”, është shprehur princeshë Diana. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës

Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës "Global Man & Co": Njeriu që sfidon suksesin

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Kalo në kategori