LAJMI I FUNDIT:

Paris Saint-Germain gjen te Barcelona pasuesin e Mbappes, katalunasit të hapur për bisedime

Paris Saint-Germain gjen te Barcelona pasuesin e Mbappes, katalunasit të hapur për bisedime

Paris Saint-Germain duket se po i afrohet idesë për të humbur Kylian Mbappen, dhe mund të ndodhë këtë verë. Nëse është kështu, atëherë mund të ketë një efekt të dëmshëm për Barcelonën.

Sipas Diario AS, PSG ka vendosur të ndjekë Ousmane Dembelen nëse do të humbasë Mbappen. Real Madridi është destinacioni i tij i supozuar, por pyetja është nëse kjo do të ndodh tani apo në fund të afatit kalimtar, pasi klubi francez i ka vendosur çmimin sulmuesit.


Dembele ka qenë i lidhur me PSG-në në disa raste të ndryshme në të kaluarën, dhe aktualisht klauzola e tij e lirimit është vetëm 50 milionë euro. Kjo rritet në 100 milionë euro më 1 gusht.

Pesë lojtarët që mund të zëvendësojnë Kylian Mbappe te PSG
Lexo po ashtu Pesë lojtarët që mund të zëvendësojnë Kylian Mbappe te PSG

Megjithatë, Blaugranët, sipas informacioneve të tyre, do të ishin të gatshëm të negocionin edhe disa miliona nën klauzolën e lirimit të tij, duke pasur parasysh shtrëngimin e tyre financiar.

Sulmuesit anësor i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Barcelona ka filluar bisedimet me Dembelen për një marrëveshje të re deri në vitin 2027.

Megjithatë, siç ishte rasti herën e kaluar, duket se negociatat me agjentin e tij Moussa Sissoko do të përfundojnë. Të paktën para interesimit të PSG-së, Dembele mendohej të qëndronte në Barcelonë.

Menaxheri i PSG-së, Luis Enrique ka dhënë dritën jeshile që skuadra e tij të ndjekë Dembelen dhe ish-shoku i tij i skuadrës dhe kapiteni Xavi Hernandez nuk ka gjasa të jetë i lumtur për idenë që Barcelona do të negocionte për largimin e Dembeles.

Xavi e ka vënë ‘qafën’ për Dembele në shumë raste, dhe korri shpërblimet sezonin e kaluar përpara se një dëmtim t’i shkatërronte kohën e tij të lojës nga janari e në vazhdim. Ai ka të ngjarë të jetë një nga lojtarët që do të ishte më i etur për të mbajtur, duke pasur parasysh kapacitetin e Dembeles për të kaluar mbrojtësit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori