LAJMI I FUNDIT:

Iu bashkua Milanit këtë verë, por mesfushori thotë se refuzoi Barcelonën për kuqezinjtë

Iu bashkua Milanit këtë verë, por mesfushori thotë se refuzoi Barcelonën për kuqezinjtë

Tijjani Reijnders ka vetëm pak ditë që është transferuar te Milani nga skuadra holandeze AZ Alkmaar.

Rossonerët paguan 19 milionë euro për transferimin e tij, derisa mesfushori qendror tanimë ka debutuar në ndeshje miqësore ndaj Real Madridi.


Megjithatë holandezi ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se ka refuzuar transferimin te Barcelona vetëm e vetëm t’i bashkohet Milanit.

Zyrtare: Milani konfirmon Tijjani Reijnders si lojtar të tyre
Lexo po ashtu Zyrtare: Milani konfirmon Tijjani Reijnders si lojtar të tyre

24-vjeçari e pranon se i ka ardhur një telefonatë nga trajneri katalunas Xavi Hernandez, por ai në atë moment vetëm se kishte vendosur për Milanin.

“A është e vërtetë që një telefonatë erdhi edhe nga Xavi? Po, por unë e kisha bërë zgjedhjen time. Kisha folur me Moncadan dhe Piolin dhe në atë moment e mora edhe vendimin final, duke përfshirë edhe familjen time”.

Si arriti Milani që nga shitja e Tonalit të financonte një revolucion në skuadër – pas largimit të italianit u afruan gjashtë lojtarë
Lexo po ashtu Si arriti Milani që nga shitja e Tonalit të financonte një revolucion në skuadër – pas largimit të italianit u afruan gjashtë lojtarë

“E kisha vendosur që do të luaja për Milanin dhe nuk ndryshova mendimin tim”, tha Reijnders për Corriere dello Sport.

Reprezentuesi holandez ka marrë numrin 14 te Milani, derisa pritshmëritë janë të mëdha për të në San Siro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori