LAJMI I FUNDIT:

Takimi me kryetarët në veri, Kurti: Nuk e di sa janë të këndshme, kur takohen njerëzit me mua unë ju them shkoni në punë, jo mos shkoni

Takimi me kryetarët në veri, Kurti: Nuk e di sa janë të këndshme, kur takohen njerëzit me mua unë ju them shkoni në punë, jo mos shkoni

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet në veri të vendit dhe dakordimin ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për tejkalimin e krizës në veri të vendit.

Kurti në një konferencë për media tha se tashmë Kosova dhe BE janë dakorduar për de-eskalimin e situatës dhe një dakordim i tillë duhet të zbatohet.

Ai tha se nuk beson që ndokush pret që pa u bë de-eskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri.


“Nuk besoj se ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të kemi zgjedhjet në veri, por natyrisht se ne e vazhdojmë punën më tutje.

Jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri….”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës duke folur për masat e BE-së tha se janë quajtur të përkohshme dhe të kthyeshme dhe natyrisht presin të hiqen sa më parë…

Kurti është pyetur edhe pse nuk po takon kryetarët e komunave në veri, gjersa i është referuar edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili kohë më parë pati takuar kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të  Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Kurti: Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë të papranueshme, ndërkombëtarët të jenë të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit
Lexo po ashtu Kurti: Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë të papranueshme, ndërkombëtarët të jenë të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit

“…Mund t’i takojë por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua se kur takohen njerëzit me mua unë ju them shkoni në punë, jo mos shkoni… pra takimi me mua nuk është problemi a ka takim a s’ka takim, sepse kur të ec rroga duhet me shku në punë….

Këtu është ndoshta në lloj vështirësie, dhe dallimi me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm atje…”, tha Kurti.

Kurti më tej ka folur edhe për lirimin e serbëve të dyshuar për sulme në veri, duke thënë se nuk është i kënaqur në përgjithësi me punën e Prokurorisë.

Ndërkaq, duke folur për hetimet nga Task-forca antikorrupsion ndaj pesë ministrave të Qeverisë së tij, ai ka thënë se nuk është i informuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori