LAJMI I FUNDIT:

Bisedë telefonike Petrovska – Dendias: Maqedonia e Veriut e gatshme t’i ndihmojë Greqisë për zjarret

Bisedë telefonike Petrovska – Dendias: Maqedonia e Veriut e gatshme t’i ndihmojë Greqisë për zjarret

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska në një bisedë telefonike me homologun e saj grek, Nikos Dendias e ka shprehur gatishmërinë e RMV-së që t’i ndihmojë Greqisë në përballjen me zjarret.

Për bisedën telefonike ministrat sonte informuan nëpërmjet rrjeteve sociale.


“Në një bisedë telefonike me homologun tim grek, Nikos Dendias, shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar në përballjen me zjarret që kanë përfshirë fqinjin dhe aleatin tonë në Aleancë. U pajtuam që si fqinjë, por mbi të gjitha si vende mike dhe aleate, është shumë e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar ministrja Petrovska në Facebook.

Dendias, përmes Twitterit informoi se ka pasur një bisedë telefonike me Petrovskën në të cilën ajo e informoi “për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë vendit në përballjen me zjarret shkatërruese”.