LAJMI I FUNDIT:

Nuk ia arritën ta blejnë Man Utd, por sauditët afër blerjes së ish-kampionit të Evropës

Nuk ia arritën ta blejnë Man Utd, por sauditët afër blerjes së ish-kampionit të Evropës

Ditët e fundit janë shfaqur informacione se Arabia Saudite ose Fondi Shtetëror për Investimet Publike në Botë (PIF), po planifikon të blejë një klub tjetër nga një prej ligave më të forta në Evropë.

Deri sonte emri nuk u përmend, por tani dihet se sauditët janë shumë pranë blerjes së Olimpique Marseille.

Fondi që qëndron pas princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tashmë zotëron Newcastle dhe muajt e fundit është përpjekur të blejë edhe Manchester United.


Pse sauditët shpenzojnë miliarda në futboll
Lexo po ashtu Pse sauditët shpenzojnë miliarda në futboll

Pasi kishte dështuar në planin e parë, zgjedhja përfundimisht ra mbi Olimpique Marseille.

Marseille është një nga klubet më të njohura në Francë dhe nuk ka dyshim se faktor i rëndësishëm në vendimin për të marrë Olimpique ishte struktura e popullsisë në këtë qytet francez.

Dihet se një numër i madh i arabëve, algjerianëve, marokenëve, tunizianëve mbështesin Marseillen.

Meqë ra fjala, ende nuk ka informacione se sa para do të duhet të ndajë PIF për blerjen e klubit të famshëm, i cili aktualisht është në duart e biznesmenit amerikan Frank McCourt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori