LAJMI I FUNDIT:

Postimi i Memphis Depayt për lirimin e Benjamin Mendyt bëhet viral në rrjetet sociale

Postimi i Memphis Depayt për lirimin e Benjamin Mendyt bëhet viral në rrjetet sociale

Benjamin Mendy është liruar sot (e premte) nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm seksual nga gjykata në Britaninë e Madhe.

Ish-anëtari i Manchester Cityt shpërtheu në lot kur iu konfirmua se ai ishte njeri i lirë dhe se të gjitha akuzat kundër tij ishin të pabaza.


Bota e futbollit ka filluar me reagimet e saja në mbështetje të lojtarit që ka kaluar nëpër një periudhë ferri, ndërsa postimi i Memphis Depayt është ai që është bërë viral në rrjetet sociale.

U lirua nga të gjitha akuzat: Benjamin Mendyt i shpëtojnë lotët para trupit gjykues
Lexo po ashtu U lirua nga të gjitha akuzat: Benjamin Mendyt i shpëtojnë lotët para trupit gjykues

Sipas holandezit, kush do ta ndihmojë tash Mendyn që ta marrë vetën nga kjo situatë, kush do t’ia kthejë vitet e humbura dhe kush do të jetë përgjegjësi.

“Benjamin Mendy Të gjitha rastet ranë. Pra, çfarë po bëjmë tani? Kush do ta ndihmojë këtë vëlla të shërohet? Kush do të jetë përgjegjës për dëmin në emrin e tij? Si do ta rikthejë karrierën e tij?”, thuhet fillimisht në postimin e tij në rrjete sociale.

“Shumë vite investim për t’u bërë një futbollist profesionist…. Tani çfarë!? Unë kurrë nuk e kam prekur këtë temë sepse nuk i dija të gjitha detajet, por kam folur me të një herë në FaceTime ndërsa ishte pas grilave dhe u përballa me të në fushë disa herë”.

“Nuk pashë asnjë të keqe në këtë njeri. Ne nuk mund të pranojmë që kjo të ndodhë me ne si sportistë”.

“Kush do të na mbrojë në kohën e nevojës dhe jo kur dëmi është bërë tashmë?”, ka shtuar më tej Depay.

Mendy është aktualisht pa skuadër, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadoi në qershor dhe ai do të mundohet tani që të gjejë një skuadër, por fillimisht do t’i duhet shumë punë për të rikthyer kondicionin dhe nivelin e lartë të stërvitjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Premier League
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori