LAJMI I FUNDIT:

Vulin u sanksionua nga SHBA-të, Kurti: BE-ja duhet ta ndjekë shembullin e Amerikës

Vulin u sanksionua nga SHBA-të, Kurti: BE-ja duhet ta ndjekë shembullin e Amerikës
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandar Vulinit në Serbi tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai në një postim në Twitter i bën thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të ndjekë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s
Lexo po ashtu Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

“Rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë… “, shkruan Kurti.

Kurti i është ‘bashkëngjitur’ thirrjes së Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së që “ta ndjekë shembullin” e SHBA-së.

Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri (BIA) në Serbi, është vendosur në listën e zezë të SHBA-së, bëhet e ditur në faqen e internetit të Departamentit të Financave të SHBA-së.

SHBA-ja sanksionon Vulinin, reagon Von Cramon: Lëvizjen e amerikanëve ta ndjekin edhe evropianët
Lexo po ashtu SHBA-ja sanksionon Vulinin, reagon Von Cramon: Lëvizjen e amerikanëve ta ndjekin edhe evropianët

Siç thuhet në shpjegim, Vulin është i përfshirë në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike”, transmeton Telegrafi.

Siç u tha më tej, Vulin mbajti një marrëdhënie reciproke me tregtarin serb të armëve Sllobodan Teshiq, i cili është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së, duke e ndihmuar atë të lëvizte lirisht dërgesat e tij të paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë. /Telegrafi/