Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni.
Bajrami ka deklaruar se i fundit arrestim për korrupsion është Faruk Mujka, kryeshef i ndërmarrjes publike “Ibër -Lepenci”.
“Koordinimi me Radoiçiqin” do do të mbetet nën hije, partinë në pushtet e ka kapluar korrupsioni. I fundit i arrestuar për korrupsion është eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, i cili kundërligjshëm është bërë drejtor në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenci”. Pra, arrestimi i Faruk Mujkës paska ndodhur për shkak të korrupsionit. Nagip Krasniqi i KEK-ut u arrestua për korrupsion. Martin Berishaj po hetohet për disa vepra penale”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, ajo ka shtuar se “pra, kemi një parti në pushtet që është përfshirë në korrupsion, koordinohet dhe bashkëpunon me Radoiçiqin”.
Ndryshe, Prokuroria Speciale ka konfirmuar sot se është bastisur prona e Faruk Mujkës, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci”, dhe ish-drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.
Prokuroria njofton se në dy pronat e bastisura ka sekuestruar 60 mijë euro, transmeton Telegrafi.
“Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në këto dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”.
Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251