LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Të diplomosh në akademinë e Policisë kërkon disiplinë, këmbëngulje dhe dëshirë për të mbështetur parimet e drejtësisë

Osmani: Të diplomosh në akademinë e Policisë kërkon disiplinë, këmbëngulje dhe dëshirë për të mbështetur parimet e drejtësisë

Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani ka përgëzuar policët e rinj, ndërsa ka thënë se është shumë krenare për secilin prej tyre, transmeton Telegrafi.

“Më lejoni të ju shpreh urimet e mija më të përzemërta secili prej jush, të diplomosh në akademinë e policisë nuk është një arritje e vogël, ajo kërkon disiplinë, këmbëngulje dhe një dëshirë të vendosur për të mbështetur parimet e drejtësisë, të sigurisë dhe shtetit të së drejtës. Ju keni dëshmuar që zotëroni cilësitë e nevojshme për të shërbyer si gardianë të shtetit”, është shprehur presidentja Osmani.


Tutje, presidentja ka thënë se është e lumtur që në mesin e policëve të rinj, ka edhe policë nga radhët e komunitetit.

“Jam e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinj, kemi 85 policë nga radhët e komunitetit joshumicë dhe 47 vajza e gra që rikonfirmon tashmë besimin e madh të qytetarëve tanë edhe nga radhët e komuniteteve në policinë tonë dhe vendosmërinë e grave dhe vajzave tona, për të shërbyer e kontribuar në misionin e sigurisë e lirisë”.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e diplomimit të policëve kanë marr pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush janë personat e rrezikshëm që s’po mund të kapen nga Policia e Kosovës?

Kush janë personat e rrezikshëm që s’po mund të kapen nga Policia e Kosovës?

Lajme
Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Lajme
Zbulohet një altar i kohës romake në Drenicë, gërmimet arkeologjike vazhdojnë

Zbulohet një altar i kohës romake në Drenicë, gërmimet arkeologjike vazhdojnë

Lajme
“Pa menduar, e pa fajin e tij” – Aktakuza ndaj Andi Pajazitit për vrasjen në ‘Bon Vivant’

“Pa menduar, e pa fajin e tij” – Aktakuza ndaj Andi Pajazitit për vrasjen në ‘Bon Vivant’

Drejtësi
Vapë në Kosovë, temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Vapë në Kosovë, temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Lajme
Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin kufitar, Sveçla dhe Balla sot nënshkruajnë Protokollin

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin kufitar, Sveçla dhe Balla sot nënshkruajnë Protokollin

Lajme
Kalo në kategori