LAJMI I FUNDIT:

Eurobarometri: Besimi në BE është më i ulëti në Serbi, më i larti në Shqipëri

Eurobarometri: Besimi në BE është më i ulëti në Serbi, më i larti në Shqipëri

Niveli i besimit në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm që nga viti i kaluar në shumicën e vendeve kandidate për anëtarësim, me nivelin më të lartë në Shqipëri dhe më të ulët në Serbi, sipas një sondazhi të ri të Eurobarometrit.

Të dhënat tregojnë se 77 për qind e të anketuarve në Shqipëri kanë besim te BE-ja, ose gjashtë për qind më shumë se në sondazhin e fillimit të vitit.

E ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina, ku 57 për qind e qytetarëve të anketuar i besojnë BE-së, Mali i Zi me 54 për qind, Maqedonia e Veriut me 48 për qind, Moldavia me 44 dhe Turqia me 41 për qind.


Në Serbi, 32 për qind e qytetarëve kanë besim në BE, që është dy për qind më shumë se në janar/shkurt, ndërsa ata me mendim të kundërt janë 61 për qind, ose një pikë përqindje më shumë.

31 për qind e qytetarëve besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte gjë e mirë për Serbinë, 32 për qind mendojnë se do të ishte keq, ndërsa 36 për qind mendojnë se nuk do të ishte as mirë as keq.

Të pyetur se çfarë imazhi kanë për BE-në në përgjithësi, 33 për qind janë përgjigjur pozitivë, 36 për qind negativ dhe 31 për qind neutral.

Gjithashtu, 67 për qind e të anketuarve në Serbi nuk pajtohen me vendosjen e sanksioneve kundër qeverisë ruse, kompanive dhe individëve, dhe 74 për qind nuk pajtohen me blerjen dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Sondazhi për Eurobarometrin Pranveror u krye në muajin qershor, në një kampion përfaqësues të anëtarëve dhe kandidatëve të BE-së.

Në Serbi janë intervistuar 1019 qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Kalo në kategori