LAJMI I FUNDIT:

Kroos zbulon këshillat që i dha Heynckes për të qenë një lojtar i kalibrit botëror

Kroos zbulon këshillat që i dha Heynckes për të qenë një lojtar i kalibrit botëror

Toni Kroos është njëri nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave pasi këtë e ka dëshmuar në dekadën e fundit me Real Madridin, duke fituar çdo trofe, nga to pesë Liga e Kampionëve, por edhe me Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Gjermanisë ku fitoi Kupën e Botës.

Gjermani ka 9 vite me Los Blancos, ku ka shkëlqyer duke u kthyer në një nga mesfushorët me të mirë në botë në histori.

Megjithatë, në një intervistë për ‘Icon’ nga El Pais, Kroos shpjegoi se më meritori për karrierën e tij të bujshme është ish-trajneri i tij, Jupp Heynckes.


Dekada e jashtëzakonshme e Kroos, futbollistit që bën diferencën
Lexo po ashtu Dekada e jashtëzakonshme e Kroos, futbollistit që bën diferencën

Kroos kujtoi një këshillë që i dha trajneri gjerman që i ka shërbyer mirë për pjesën më të madhe të karrierës.

“Në moshën 19-vjeçare e kam pasur në Leverkusen si trajner. Ai e pa talentin tim. Ai vinte nga një kohë kur nuk luaja shumë dhe më dha të gjithë besimin e tij”, ka thënë fillimisht Kroos.

“Por, ai më tha diçka: “Futbolli është të luash edhe pa top. E shoh kualitetin tënd me top, por vetëm me kaq nuk do të arrish në maje”.

“Mund të luash gjithmonë për një klub të mirë dhe të luash mirë. Por, që të jesh top në botë duhet te punosh pak më shumë”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori