LAJMI I FUNDIT:

Një mace e humbur në Tajlandë u kthye në shtëpi me një shënim rreth qafës

Një mace e humbur në Tajlandë u kthye në shtëpi me një shënim rreth qafës

Në një incident gazmor, një mace shtëpiake që ishte zhdukur u kthye në shtëpi pas tre ditësh – me një “mesazh për borxh” të varur në qafën e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, macja u zhduk nga shtëpia e saj në Tajlandë.


Dhe gëzimi i pronarit të saj për t’u ribashkuar me macen ishte i mbushur me befasi, sepse macja u kthye me një shënim gazmor të lidhur në qafë.

Përmes saj, ajo informonte pronarin e saj për borxhin që i kishte marrë ndërsa ishte larg shtëpisë.

Siç supozohet, mesazhi në shënim thoshte: “Macja juaj vazhdonte të shikonte peshqit në stallën time, kështu që unë i dhashë tre prej tyre. Tezja May në rrugicën numër 2”.

Ai u pasua me numrin e telefonit të tezes May. /Telegrafi/