LAJMI I FUNDIT:

Analistja amerikane tregon se janë zbuluar 15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse

Analistja amerikane tregon se janë zbuluar 15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse

Analistja amerikane Ivana Stradner tregon se janë zbuluar rreth 15,000 mijë llogari të rreme serbe në Twitter të lidhura me partinë e Aleksandar Vuçiqit.

Sipas Stradnerit, këto llogari të rreme kanë lidhje me Qeverinë e Serbinë dhe se promovojnë narrativa pro-ruse.


“Zbulohet lista me gati 15,000 llogari të rreme serbe [në Twitter]. Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme”, shkruan Stradner.

“Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiqit… Ato janë të ngathëta e lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme”, shton ajo.

Stradner kërkon që të mos nënvlerësohet bashkëpunimi serb dhe rus në luftë informative.

Pushteti absolut nga Vuçiqi në Serbi – nuk i mjafton kontrolli i plotë mbi mediet, kërkon nga Meta të dhëna edhe për qytetarët
Lexo po ashtu Pushteti absolut nga Vuçiqi në Serbi – nuk i mjafton kontrolli i plotë mbi mediet, kërkon nga Meta të dhëna edhe për qytetarët

“Asnjëherë mos e nënvlerësoni bashkëpunimin serb dhe rus në luftën informative. Lufta konvencionale e Serbisë mund të jetë e dobët, por departamenti i saj për operacione psikologjike ka një histori të gjatë për të qenë efektive dhe Rusia e di këtë”, përfundon Stradner. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori