LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Obiliq, konfiskohen lëndë narkotike, armë dhe para

Arrestohen tre persona në Obiliq, konfiskohen lëndë narkotike, armë dhe para

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë trajtuat një rast që lidhët me trafikim të lëndëve narkotike.

Rreth orës 14:30, është përgatitur një plan taktik që është realizuar në dy lokacione: në fshatin Mazgit dhe në Obiliq.


Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotikë që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë-karburantesh është arritur të

arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit të personave dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

Dhjetë paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshe të përgjithshme 672.1 gr.,

Dy paketime dyshohet të jetë kokainë me peshë prej 0.6 gr.,

Dy peshore digjitale,

Një armë (revole),

Para të gatshme 1940 euro,

Një fletore me shënime dhe katër telefona celular.

Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve dhe me aktvendim nga prokurori, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori