LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerje e përkohshme e qarkullimit në disa segmente rrugore, Policia me njoftim për vizitën e Ramës  

foto arkiv
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore me rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë.

Policia njofton se më 6 dhe 7 korrik 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë kryeministri i Republikës së Shqipërisë, së bashku me një delegacion shoqërues.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.


Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar” Adem JASHARI” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Policia bën të ditur se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Po ashtu, më 07.07.2023, gjatë kthimi të tij nga Prishtina në drejtim të Aeroportit do të aplikohen masat e njëjta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Lajme
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Politikë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Kalo në kategori