LAJMI I FUNDIT:

Denkov: Hapi vendimtar është tek pala e RMV-së për hapjen e negociatave, nevojiten ndryshimet kushtetuese

Denkov: Hapi vendimtar është tek pala e RMV-së për hapjen e negociatave, nevojiten ndryshimet kushtetuese

Kryeministri bullgar Nikollaj Denkov thotë se Maqedonia e Veriut për të filluar negociatat me BE-në duhet të ndryshojnë kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin, hapi vendimtar është tërësisht te Republika e Maqedonisë së Veriut. Për të nisur negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), ata duhet të ndryshojnë Kushtetutën e tyre. Natyrisht, ky është një proces i vështirë për ta dhe disi i dhimbshëm. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse është në zemër të të ashtuquajturit kompromis evropian nga viti i kaluar, bazuar në propozimin francez”, tha Denkov.

Sipas tij, “kompromisi europian” përmban edhe dispozita të tjera që duhet të ndiqen gjatë negociatave. Siç thotë ai, ligjet kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave civile të personave me identitet bullgar.


“Pra, ne do t’i zbatojmë me përpikëri këto kushte, këto udhëzime të dhëna në të ashtuquajturin kompromis evropian. Nuk kërkohet asgjë më shumë prej tyre, çështja është nëse janë gati ta kalojnë këtë proces”, tha Denkov.

Ai tha se janë të gatshëm të vazhdojmë punën e korridoreve, të rrisim shkëmbimin tregtar, kulturor, por pa zgjidhur problemin kyç nuk mund të presim rezultate serioze. Nga ana jonë, thotë ai, jemi të hapur për çdo gjë që është pozitive, shtoi Denkov.

Kryeministri bullgar ka treguar se ka biseduar me disa liderë evropianë dhe ka thënë se Maqedonisë po i dërgohen sinjale të gabuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori