Për ish-komandantin e UÇK-së, Sadik Halitjaha dhe ish-ushtarakun, Hysen Gecaj, nuk është e befasishme fshehja e armëve, që vijnë nga Serbia, në kishat ortodokse serbe në Kosovë.
Halitjaha ka thënë se edhe në të kaluarën Kisha Ortodokse sllave e ka bekuar ushtrinë e Serbisë, për të vrarë shqiptarë në Kosovë.
“Kamuflimet e tyre kanë qenë kështu, ata janë mjeshtër të mashtrimeve. Askund në botë institucionet fetare nuk merren me luftë. Këtu vetë kisha merr në gjirin e saj kriminelë, i pagëzon kriminelët, i përgëzon dhe i kërkon sa më shumë koka të shqiptarëve. Kjo ka ndodhë në kohë të luftës. Kisha Ortodokse Serbe është më shumë është kishë kriminale se fetare. Kemi prova”, ka thënë ai.
Njëjtë mendon edhe ish-ushtaraku, Gecaj, i cili ka thënë se historikisht, Kisha Ortodokse Serbe i ka “bekuar kriminelët”.
“Kisha Ortodokse Serbe nuk është befasi. Pa dashur të lëndohen ndjenjat fetare. Kisha Ortodokse Serb, gjithmonë ka dhënë bekim në të gjitha luftërat e kaluara. Kjo traditë e ka gjenezën e vet që nga Lufta e Dytë Botërore. Historikisht ka bekuar grupet kriminale”, ka thënë ai.
Gecaj tha se informacionet që i ka dhënë deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, është dashur t’i japë KFOR-i, apo institucionet e sigurisë së Kosovës.
“Është befasi që një deklaratë e tillë del nga një deputete britanike. Është serioze. Ai armatim i futur në Kosovë me autoambulanca është shqetësim, që grupe të caktuara mund të shkaktojnë akte terroriste. Një informatë e tillë do duhej të dilte nga KFOR-i. Kjo informatë është dashur të rrjedhë nga komanda e KFOR-it dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Halitjaha tha se për lokacionet e armëve në veri është e informuar edhe AKI-ja.
“Ka të dhëna edhe nga AKI-ja, se armët janë fut në veri. Mendohet se në pesë lokacione ka armë. Janë përdor kishat, siç e pamë në media përmes ndihmës së shpejtë. Armët janë të kalibrit të rëndë, që shkatërrojnë tanke, autoblinda. Kishte zolla, murtaja dhe armë të tjera. Është gjendje e rrezikshme, por mënyra si po i qasen për ta shtensionuar po duket sikur mos me dashtë ta shtensionojnë, sepse këto kanë ndodhur që prej kohës së ‘Rojave të urave’”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.
Një ditë më parë, deputetja britanike Alicia Kearns, tha se janë kontrabanduar armë nga Serbia në Kosovë, dhe përmes autoambulancave janë fshehur në kishat ortodokse në veri.
Ndërsa, The GeoPost, medium i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, ka publikuar një video në të cilën pretendon të verifikojë atë që deklaroi deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, se serbët po kontrabandonin armatim nëpër kisha ortodokse në Kosovë me ambulanca.
Lidhur me pretendimet e deputetes britanike Kearns, Telegrafi ka pyetur KFOR-in për të marrë një qëndrim rreth kësaj çështje.
Përmes një përgjigje me shkrim, KFOR-i ka theksuar se nuk ka asnjë provë për atë që është raportuar, dhe se deputetja i referohet ngjarjes së vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusilier (regjiment ushtarak britanik), u punësua në Kosovë.
“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u punësua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Telegrafin.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi të mërkurën se kanë marrë informacion se Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave.
Në një konferencë për media, Kurti tha se për këtë çështje gjatë ditës do të takohet me komandantin e KFOR-it si dhe përfaqësuesit e NATO-s, transmeton Telegrafi.
“Kemi informacion se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim. Unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it. Dhe pas këtyre takimeve edhe me organet tona të sigurisë, do të mund ta japim fjalën përfundimtare”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje